LAJMI I FUNDIT:

E nisi karrierën si mesfushor, përfundoi si portier – Cyrus Margono, indoneziani i parë në Superligën e Kosovës

E nisi karrierën si mesfushor, përfundoi si portier –  Cyrus Margono, indoneziani i parë në Superligën e Kosovës

Kur Cyrus Margono vendosi t’i bashkohej Dukagjinit, ai nuk solli vetëm talentin e tij mes dy shtyllave, por edhe një risi në futbollin kosovar, duke u bërë indoneziani i parë që luan në kampionatin tonë.

Por, rrugëtimi i tij deri këtu nuk ka qenë i zakonshëm – ai e nisi karrierën si një mesfushor, por fati e drejtoi atë drejt portës, ku tani po shkëlqen dhe po lë gjurmë me paraqitjet e tij javë pas jave.

Në një intervistë për Telegrafin, Margono ka rrëfyer shumëçka – që nga motivi që e çoi ta pranojë ofertën e Dukagjinit, ndryshimin e pozicionit, mikpritjen që iu bë në Kosovë dhe synimet për të ardhmen.


“E di që liga është rritur shumë së fundmi. Shumë njerëz anembanë Evropës po e vërejnë kualitetin e kampionatit, që është diçka emocionuese për të gjithë ne që jemi të përfshirë”.

“Kam marrë informacion që shumë lojtarë vendor këtu kanë siguruar lëvizje të mëdha jashtë Kosovës, që është diçka mbresëlënëse”, ka thënë Margono fillimisht.

Disa lojtarë e gjejnë pozicionin e tyre qysh në hapat e parë të karrierës, ndërsa të tjerë zbulojnë talentin e tyre të vërtetë gjatë rrugës, Margono i përket kësaj të fundit.

“Po, është e vërtetë. E nisa karrierën si një mesfushor në një akademi në SHBA kur isha vetëm 11-vjeçar dhe ata pyetën nëse kishte ndonjë portier shtesë. Meqenëse askush nuk e ngriti dorën, unë vendosa të bëjë një hap para”.

“Është interesante sepse më erdhi si diçka e natyrshme dhe përfundova duke u bërë pjesë e ekipit. Trajneri pa diçka tek unë dhe më pas tranzicioni nga një lojtar në portier ishte i lehtë, pasi si fëmijë unë kam bërë edhe arte marciale dhe isha tejet fleksibil dhe i shkathët”.

“Të luaja në mesfushë më ndihmoi mua shumë që të kem një avantazh si portier, pasi më bëri shumë të lëvizshëm dhe të mirë me topin në këmbë”, u shpreh ai.

Cyrus Margono (Panathinaikos)

Gjatë karrierës së tij, Margono ka mbrojtur ngjyrat e gjigantit grek Panathinaikos. Ai tregon se si eksperienca atje e ndihmoi të zhvillohet edhe më shumë si portier.

“Kur shkova të luaja për Panathinaikos në Greqi unë mësova shumë për futbollin profesionist në Evropë. Kisha një trajner të mirë tek ekipi B i cili më ndihmoi të rritem, por gjithashtu edhe fakti që stërvitesha me ekipin e parë ishte shumë e dobishme për mua, pasi e shijova nivelin e lartë të futbollit evropian”.

23-vjeçari tha se adaptimi tek Dukagjini ishte shumë i lehtë falë mikpritjes që iu bë atij nga bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve.

“Me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve unë isha në gjendje të përshtatesha mjaft shpejt me ambientin këtu. Çdo ditë lojtarët vijnë dhe stërviten me një buzëqeshje në fytyrë pa marrë parasysh rrethanat. Kjo është diçka që e kam vërejtur në përgjithësi tek njerëzit në Kosovë”.

Margono u deklarua se qëllimi i Dukagjinit këtë sezon është që të sigurojnë daljen në Evropë.

“Si një ekip, qëllimi ynë është të sigurojmë garat evropiane. Ani pse duket si një mision i vështirë, do ta marrim ndeshje pas ndeshje pasi në futboll gjithçka është e mundur”.

Për fund, ai tha se do të punojë të marrë ftesën nga kombëtarja e Indonezisë, e cila aktualisht drejtohet nga legjenda holandeze Patrick Kluivert.

“E kam marrë pasaportën indoneziane në mars të vitit të kaluar. Të luajë për Indonezinë ka qenë një synim i imi tash e sa kohë. E di që stafi i trajnerëve atje po më monitoron nga afër dhe unë do të vazhdojë të punojë për ta bërë realitet”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Ligat tjera
Kalo në kategori