Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër siç thonë çdo formë të presionit të ushtruar ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje të papranueshme dhe të rrezikshme në një proces që duhet të mbetet tërësisht i pavarur dhe i paanshëm.
LDK në një reagim për media thekson se pret që normat demokratike dhe vullneti i qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë të respektohen plotësisht dhe pa asnjë kusht.
“Çdo përpjekje për të deformuar apo anuluar këtë vullnet përmes manipulimeve politike përbën një cenim të rëndë të parimeve themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Nëse vullneti i qytetarëve do të përmbyset përmes presioneve të orkestruara, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale, për të mbrojtur të drejtën legjitime të votuesve tanë. Ne nuk do të lejojmë që zgjedhjet të shndërrohen në një farsë të dirigjuar nga një pushtet që synon të deformojë rezultatin zgjedhor përmes trysnisë dhe manipulimit”, thuhet në reagim.
Për LDK-në, presionet e Lëvizjes Vetëvendosje për të ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve të pavarura dhe për të manipuluar rezultatet zgjedhore duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë.
“LDK do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis integritetin e procesit zgjedhor, duke u angazhuar për një Kosovë ku zgjedhjet mbeten një shprehje e lirë dhe e pacenuar e vullnetit qytetar.
Lidhja Demokratike e Kosovës është dhe do të mbetet gardiane e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës, duke garantuar se asnjë tendencë për të deformuar procesin zgjedhor nuk do të kalojë pa u sfiduar”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren