LAJMI I FUNDIT:

“Nder, krenari, luftë, ëndërr” – Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova

“Nder, krenari, luftë, ëndërr” – Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova

Tri prurjet e reja: Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu kanë treguar ndjenjat e tyre pas ftesës së parë nga Kombëtarja e Kosovës.

Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës në këtë muaj, ku fillimisht të enjten, më 20 mars, luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë drejt Spanjës për ndeshjen kthyese.

Këto dy ndeshje janë të vlefshme për ‘play-off’-in e Ligës së Kombeve, ku luhet për promovim në Ligën B apo mbetje në Ligën C.


Përzgjedhësi Franco Foda ka sjell disa risi në listën e Dardanëve, ku ka pasur edhe tri prurje të reja si Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu.

Dardanët nisin përgatitjet për play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës  
Lexo po ashtu Dardanët nisin përgatitjet për play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës  

Mbrojtësi i majtë i prishtinës, Gallapeni ndihet krenar që do ta përfaqësoj ekipin e parë të Kosovës, pasi ka luajtur tashmë me ekipet e moshave.

“Unë jam Dion Gallapeni, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder dhe krenari të luash për vendin tënd. Forca Kosova”, ka thënë Gallapeni.

Për Demakun kjo është ftesa e parë nga Kosova dhe është mirëpritur tashmë nga mesfushori i Altachut.

“Unë jam Vesel Demaku, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Kam me luftu për fanellën e Kosovës”, ka thënë Demaku.

Një prurje e re është edhe 16-vjeçari Abdullahu, i cili ka thënë se ftesa nga ekipi i parë është një ëndërr e realizuar.

“Unë jam Lirjon Abdullahu, jam lojtari më i ri i Kosovës. Më është plotësuar ëndrra me luajt për Kosovën”, ka thënë Abdullahu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Përfaqësueset
FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori