LAJMI I FUNDIT:

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars.

Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë.
Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.

Çfarë prisni nga miqësoret – Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar. Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.


Bushi ka folur edhe për dy futbollistë të Kosovës që sipas tij kanë pasur për t’iu bashkuar Shqipërisë, por në fund i ka parë në listën e Dardanëve.

“Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës”.

“Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej”, ka thënë Alban Bushi.

Vlen të ceket se së fundmi ishte Etnik Brruti që u largua nga Kombëtarja e Kosovës U21 dhe iu bashkua Kombëtares A të Shqipërisë, ku ka pasur shumë reagime për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Ndërkombëtare
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori