LAJMI I FUNDIT:

Arbër Hoxha flet për përballjen e Shqipërisë përballë Anglisë: Grupi ka kualitet për një rezultat pozitiv

Arbër Hoxha flet për përballjen e Shqipërisë përballë Anglisë: Grupi ka kualitet për një rezultat pozitiv

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026.

Arbër Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.

Megjithatë, ai u shpreh se beson te kualitetet e ekipit dhe shpreson në një rezultat pozitiv, duke premtuar se do të japë maksimumin në minutat që do të ketë në dispozicion.


Ndeshja me Anglinë? – Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion.

1 vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? – Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Evropian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror.

Si po shkon sezoni me klubin tuaj? – Si çdo futbollist, ka ulje dhe ngritje, edhe unë jam një prej tyre. Kohët e fundit nuk kam pasur shumë ritëm në ndeshje. Ato minuta që kam pasur, jam munduar t’i shfrytëzoj në maksimum. Shpresoj që sa më shpejt të arrij formën dhe të kem sa më shumë minuta në dispozicion.

Konkurrenca në Kombëtare? – Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta.

Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? – Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.

A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? – Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori