LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për dialogun, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian.

Presidentja ka shprehur qëndrimin e saj se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe rrugën drejt BE-së.


“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka theksuar se Kosova është palë konstruktive në dialog.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, ka theksuar Osmani.

Ndërkaq Zyra e Presidentes përmes një njoftimi për media thuhet se në takim presidentja ka diskutuar edhe për zhvillimet në vend.

Osmani theksoi rëndësinë e stabilitetit politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 dhe nevojën konstituimit të institucioneve sa më parë, me qëllim të vazhdimit të reformave kyçe për integrimin evropian të vendit.

“Në takim me Sorensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sa i përket integrimit në organizata ndërkombëtare, Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përderisa ripotencoi shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit 2023.

“Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për reformat e nevojshme dhe theksoi se, në kontekstin e dinamikave të reja gjeopolitike, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit dhe procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet, bazuar në parimin e meritokracisë. Ajo ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja, në qershor 2023, duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim si dhe dëmtimin e vet procesit të dialogut duke e bërë atë të pa balancuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u diskutua roli i NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, krahas institucioneve të Kosovës, sikurse edhe roli i EULEX-it, në kontekstin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Haxhiu reagon ndaj Speciales: Absurd ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

Haxhiu reagon ndaj Speciales: Absurd ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Kalo në kategori