LAJMI I FUNDIT:

A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? – Specialja tregon procedurat

A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? – Specialja tregon procedurat

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë në orët e vona të së dielës, mirëpo ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit.

Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga Gjykata Speciale nuk kanë treguar se a do ta lejojnë Thaçin të marrë pjesë në varrim, por kanë treguar procedurat që duhet të ndjekin të paraburgosurit kur ndodhin raste të tillë.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në një përgjigje dërguar Telegrafit.


Gjykata po ashtu tha se “të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”.

Ndryshe, lajmi për vdekjen e Haxhi Thaçit u bë i ditur të dielën vonë i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Haxhiu reagon ndaj Speciales: Absurd ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

Haxhiu reagon ndaj Speciales: Absurd ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Kalo në kategori