LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj
Foto: Arkiv

Një grua është gjetur pa shenja jete në Ferizaj. Policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:35.

Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete, dhe vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/