LAJMI I FUNDIT:

Besa vazhdon me fitore, mposhten Shkupi e Gostivari

Besa vazhdon me fitore, mposhten Shkupi e Gostivari

Java e 24 e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate befasuese, me Besën e Dobërdollit që ka vazhduar serinë  fitoreve, ndërsa në anën tjetër Shkupi tani më ka shijuar disfatën e tretë radhazi, njofton Telegrafi.

Skuadra e Besës fillimisht shënoi me Shefit Shefitin, ndërsa në pjesnë e dytë edhe nga një gol shënuan Mexhit Neziri dhe Remzifaik Selmani. Për strugën kishin shënuar për 0-1 Pape Yare Fall, ndërsa kur rezultati ishte 3-1, shifrat i ngushtoi Hristijan Maleski në minutën e 90-të.

Shkupi është mundur në Çair, kësaj radhe nga Pelisteri me një gol të vetëm në të 74-tën, kur ekipi i Pelisterit ishte me një futbollist më pak, pasi Tarasenko pas dy kartonëve të verdhë, u përjashtua nga loja. Ky rezultat i Shkupit ka vënë në rrezik ekipin bardhekaltër, pasi shumë shpejtë mundë të gjendet në mesin e ekipeve që rrezikojnë mbijetesën.


Voska Sport nuk dorëzohet, sot ka marrë barazim në fushë nikoqire, ndaj Rabotniçkit që ishte favorit. Ndeshja u mbyll me vetëm nga një gol të shënuar 1-1. Për Voskën shënoi Clinton Osei, ndërsa për mysafirët nga Shkupi kishte shënuar Gando Biala.

Gostivari si duket po dorëzohet në garën për titull, pasi ka shijuar disfatë në Kavadar nga Tikveshi me rezultat 2-1. Berat Sadiku dhe Aleksandar Varelovski ishin autor të golave për Tikveshin, ndërsa golin e nderit krejt në fund të ndeshjes për Gostivarin e shënoi Antonio Kalanoski.

Sileksi ka marrë fitore shumë me vlerë për të mbajtur hapin me Shkëndijën në garën për titull, pasi e kanë mundur AP Brera me rezultat 0-2. Kujtojmë se dje Vardari dhe Shkëndija u ndanë në barazim 1-1.

Tani kampionati do të ketë një pushim dy javor, shkau i angazhimeve të përfaqësueses së seniorëve në garat për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit.

Rezultatet e javës së 24-t: Besa – Struga 3:2, Shkupi – Pelisteri 0:1, Tikveshi – Gostivari 2:1, Voska Sport – Rabotniçki 1:1, AP Brera – Sileksi 0:2 dhe dje Vardari – Shkëndija 1-1. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori