LAJMI I FUNDIT:

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Real Madridi ka filluar të hartojë planet e tyre për afatin kalimtar veror dhe një ndër pozitat të cilët ata synojnë të përforcojnë është ajo e qendërmbrojtësit. 

Specifikisht, një lojtar që luan në të majtë të qendrës së mbrojtjes do të nevojitet së shpejti, duke marrë parasysh që David Alaba, i cili u rikthye pas 13 muajsh mungesë, po shkon drejt përfundimit të karrierës dhe gjithashtu kontratës së tij. 

Dalja në skenë e Raul Asencios në muajt e fundit ka bërë që nënshkrimi me një qendërmbrojtës të mos jetë më një prioritet për Real Madridin. 


Megjithatë, mosha e Alaba dhe Antonio Rudiger, ka bërë drejtuesit që të mendojnë për transferimin e një lojtari të ri në moshë dhe një prej të cilëve po monitorohet nga drejtuesit është Dean Huijsen. 

Huijsen, i cili do të jetë në dispozicion për shitje në verë për 60 milionë euro, ka shijuar një sezon të parë fantastik në Ligën Premier me Bournemouth. 

Pritshmëritë janë që të paktën një klub do të synojë të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dhe Real Madridi është njëri ndër kandidatët. 

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin
Lexo po ashtu Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Në rast se ‘Los Blancos’ vendosin të bëjnë një lëvizje për Huijsen, me shumë mundësi do ta transferojnë atë. 

Kjo për shkak se Diario AS ka raportuar që i riu spanjoll thuhet se ‘ëndërron’ për një kalim në ‘Santiago Bernabeu’. 

Huijsen do të ishte një blerje që do të kishte kuptim për Real Madridin dhe ai do të përshtatej për mrekulli me politikën e tyre të transferimit të lojtarëve të rinj në moshë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori