“Nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese. Që nga hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit (MSA), Kosova nuk ka bërë as një përparim”, kështu u theksua në prezantimin e Barometrit të Reformave Evropiane 2024, kga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), në të cilën prezent ishte edhe shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Drejtoresha ekzekutive në GLPS, Arbëresha Loxha-Stublla ka theksuar se integrimi evropian dhe reformat e lidhura me këtë proces nuk kanë qenë prioritet i lartë në agjendën e qeverive të kaluara, me ç’rast siç tha ajo, ka çuar në humbjen e momentit për ndryshime të rëndësishme.
Ajo nënvizoi se mungesa e vullnetit politik ka ndikuar drejtpërdrejt në ngecjen e reformave, ndërkohë që Kosova vazhdon të mbetet nën masa nga Bashkimi Evropian.
“Integrimi evropian dhe reforma që lidhet më integrimin evropian nuk kanë qenë lartë në agjendën e qeverive të kaluara dhe në një mënyrë ka humbur momentumi si rezultat i mungesës së vullnetit politik. Duke shtuar edhe vet faktin se Kosova është nën masa nga BE, dhe e njëjta ka ndikuar negativisht ku Kosova të afektohet nën plotësimin ose implementimin e reformave evropiane. Prandaj, përmes këtij barometri synojmë qe të nxisim dhe të bëjmë në theks të opinionit publik, qeverisë dhe institucioneve publike rëndësinë që reformat evropiane kanë për Kosovën, fillimisht për çështjet e saj të brendshme, të mirën tonë si shtet, por njëkohësisht edhe për rrugën tonë drejt BE-së”, tha Loxha-Stublla.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav theksoi se barometri është një mjet shtesë shumë i rëndësishëm në procesin e zgjerimit.
“Kryesisht, mesazhi i këtyre raporteve është për qeveritë, për të treguar se çfarë duhet të bëjnë për të hyrë në BE. Në mënyrën më të mirë, raporti përfundimtar duhet të përmbajë vetëm disa rreshta: “Nëse përmbushni këto disa pika të mbetura, atëherë do të jeni këtu.” Por, natyrisht, nuk jetojmë në një botë ideale, kështu që ka shumë çështje për të cilat flasim, sepse vendet duan të shohin se çfarë po bëjnë mirë dhe çfarë duhet të theksohet pozitivisht. Por më e rëndësishmja është se çfarë po thotë Bashkimi Evropian se duhet ende të bëhet…Tani, një mjet i ri – Barometri i BE-së që ju keni zhvilluar – shtohet në këtë grup mjetesh. Kjo është një mënyrë tjetër për të ndjekur punën e ministrive dhe për t’i mbajtur ato përgjegjëse për reformat e tyre në lidhje me BE-në”, tha ai.
Derisa shton se për Ministrinë e Drejtësisë, “në fushën e sundimit të ligjit, është e nevojshme që gjyqësori dhe prokuroria të bëjnë më shumë përpjekje për të hetuar dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Boven u shpreh se Holanda, si një nga vendet themeluese të BE-së, mbetet e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të lehtësuar procesin e integrimit në BE.
“Vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet të harmonizohen me vlerat e tij mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Qëllimi i Barometrit të BE-së nuk është vetëm të jetë kritik. Përkundrazi, ai synon të kontribuojë në mënyrë konstruktive në diskutimin se si mund të bëhet përparim i mëtejshëm. Barometri shërben si inkurajim për të vazhduar punën që po bëhet në Kosovë, dhe, shpresojmë, si një shtysë për të qenë më ambiciozë në avancimin e reformave të nevojshme. Kjo nuk është vetëm në interes të qeverisë apo shoqërisë civile, por në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së. Holanda, si një nga vendet themeluese të BE-së, mbetet e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të lehtësuar procesin e integrimit në BE”, tha ajo.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i organizatës EPIK, Demush Shasha ka thënë se nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese.
“Çfarë janë tri qëllime që ne kemi dashur që të arrijmë me Barometrin. Qëllimi i parë ka qenë me vazhdua me mbajt zjarrin e integrimit evropian ndezur. Mund të thuhet që nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese. Që nga hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit, thelbësor Kosova nuk ka bërë as një përparim tutje. E spostojmë për momentin liberalizmin e vizave për shkak se ajo del jashtë procesit integruese. Në këtë sfond ne kemi dashur përmes Barometrit të kthejmë vëmendje tekë procesi integrues”, tha ai.
Më 1 prill të vitit 2016 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker