Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka ndarë detaje nga kjo marrëveshje me ShBA-të.
Ai ka thënë se për përmbajtjen e kësaj marrëveshje janë darkodruar gjatë vizitës së tij që ka pasur në ShBA më saktësisht në Departamentin e Mbrojtjes në janar të këtij viti.
“Marrëveshje tejet e rëndësishme, e dyta e tillë pas asaj që nënshkruam me Republikën e Turqisë vitin e kaluar. Kjo marrëveshje parasheh thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit dhe fuqizim në fushën e mbrojtjes me ShBA-të në shumë fusha të mbrojtjes siç është bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes”, tha Maqedonci.
Maqedonci theksoi se përmes kësaj marrëveshje ShBA-të do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“ShBA-të janë zotuar përmes kësaj marrëveshje që do të mbështesin në aspektin Teknik, procedural dhe aspekte tjera Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe në iniciativat regjionale”, tha Maqedonci.
Ministri theksoi se janë pesë pika kryesore për të cilat janë dakorduar që të bashkëpunojmë bashkë me ShBA-të.
“Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes: ShBA-të do të mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes për një planifikim profesional të mbrojtjes dhe qeverisjes së mbrojtjes me qëllim të rritjes së mbikëqyrjes civile . Menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes do të jenë fushat tjera ku do të bashkëpunojmë me SHBA-të. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake: ShBA-të do të mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore, kapacitetet ajrore dhe fushat tjera që jemi duke punuar për ti ndërtuar në fazën e tretë të tranzicionit”, tha Maqedonci.
Maqedonci shtoi se ShBA-të do të sjellin ekipe që do të bëjnë vlerësim dhe do të mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes në prokurimin e sistemit të armatimit të nivelit strategjik.
“Kjo marrëveshje parasheh edhe bashkëpunimin me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar. Ne bashkë me ShBA-të do të ndërtojmë plane dhe do të kemi mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ministri.
Maqedonci tha se kjo marrëveshje parasheh edhe elementin e mbështetjes që do ta kemi në aspektin e implementimit, si dhe ndërtimit të flotës së helikopterëve, që është një kapacitet që është planifikuar të ngritët në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Për këtë çështje kemi pasur takime të rëndësishme gjatë vizitës në Uashington. Kemi qenë në fabrikën e prodhimit të helikopterëve Black Hawk ku kemi diskutuar edhe çështjet e detajuara të këtyre helikopterëve dhe mundësive procedural për blerjen e tyre. Ne kemi mbështetjen e ShBA-ve për blerjen e këtyre helikopterëve”, tha Maqedonci.
Ndërkohë, sa i përket raketave Javelinë, ai ka thënë se janë duke u ekzekutuar pagesat dhe Kosova do t’i ketë me kohë ato.
“Jemi duke bërë përpjekje që një sasi ta kemi këtë vit. Edhe pse e kemi theksuar se FSK-ja nuk ka mungesë të sistemeve anti-tank”, ka shtuar Maqedonci.
Për fabrikën e municioneve, ai u shpreh se me shumë gjasë ajo do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit. Maqedonci ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të kenë qëndrim neutral për FSK-në duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për mandat humanitar të Forcës së Sigurisë në Kosovë.
Sa i përket trupave amerikane në Kosovë, Maqedonci ka thënë se ka ende konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it.
“Pos kësaj, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë pikërisht me SHBA-në për prezencë ushtarake, edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në në Republikën e Kosovës”,u shpreh ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët