LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

PSG fitoi ndaj Liverpooli në ‘Anfield’ me rezultat 1-0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, në përballjen e vlefshme të 1/8 e Ligës së Kampionëve, ku fituesi u zgjedh me penallti, me skuadrën franceze që kaloi tutje, pasi ishte më e saktë.  

Ousmane Dembelen e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në 90 minuta dhe vazhdime. 

Dy lojtarët më të mirë ishin portierët e dy skuadrave, me Gianluigi Donnarumman që nga SofaScore u vlerësuan me notën 8.7. 


Vitinha ishte emër tjetër që u vlerësua lartë nga PSG me notën 8.3. 

Te Liverpooli siç e cekëm më lartë, ishte Alisson më i miri me notën 8.4, ndërsa më i dobëti ishte Diogo Jota me notën 6.3. 

Notat e lojtarëve të Liverpoolit dhe PSG-së 

/Telegrafi/