LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi në Arabinë Saudite – Ukraina pajtohet me propozimin e SHBA-së për “armëpushim të menjëhershëm”

Përfundon takimi në Arabinë Saudite – Ukraina pajtohet me propozimin e SHBA-së për “armëpushim të menjëhershëm”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”.

Kështu kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimin e tyre në Jeddah, Arabinë Saudite, shkruan cnn.

Kievi gjithashtu “shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.


Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në
Lexo po ashtu Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, vijon deklarata.

Të dyja vendet kanë thënë gjithashtu se kanë rënë dakord të përfundojnë një marrëveshje për zhvillimin e burimeve kritike minerale të Ukrainës, raporton skynews.

Palët kanë rënë dakord gjithashtu të caktojnë ekipet e tyre negociuese dhe të nisin menjëherë bisedimet drejt një paqeje të qëndrueshme që garanton sigurinë afatgjate të Ukrainës.

Ndryshe, palët janë takuar për më shumë se tetë orë të martën në qytetin port të Arabisë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori