Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Evropë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të sondazhit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Evropian EUDA.
Anketa Evropiane në Internet mbi Drogat (European Web Survey on Drugs) mblodhi të dhëna midis majit dhe korrikut 2024 nga persona përdorues të drogës, të moshës 18 vjeç e lart, që jetojnë në vendet e BE-së dhe jashtë saj. Në total, morën pjesë mbi 66,000 persona nga 31 vende.
Në Ballkanin Perëndimor u përgjigjën 4,442 individë të moshës 18 vjeç e lart, që përdorin droga (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi).
Analiza e përgjigjeve të të anketuarve zbuloi gjetje kyçe mbi përdorimin e tyre të drogave në 12 muajt e fundit. Të dhënat publike përfshinë gjetjet e përmbledhura të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Të dhënat e përgjigjeve nga individët shqiptarë për Shqipërinë u vunë në dispozicion nga EUDA posaçërisht për Monitor dhe u përpunuan nga Monitor.
Shqipëri, kanabisi dhe kokaina drogat më të përdorura
Kanabisi mbetet droga që konsumohet më shumë nga individët shqiptarë, me 56% të të anketuarve që kanë deklaruar që e përdorin atë. Përdorimi i kësaj substance është shumë pak më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian (59%) dhe më i lartë se në Ballkanin Perëndimor (42%).
Shqipëria është e vetmja ku kokaina është substanca e dytë më e konsumuar pas kanabisit. 41% e përdoruesve të drogave thanë se kishin konsumuar kokainë në 12 muajt e fundit. kjo përqindje është dy herë më e lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe shumë mbi nivelin e BE-së prej 29%.
Në Ballkanin Perëndimor, substanca e dytë më e konsumuar është Benzodiazepines (pa recetë), me 22% të përdoruesve, kundrejt 5% në Shqipëri.
Në Shqipëri, substanca e tretë më e konsumuar është MDMA/Ecstasy (16%) e ndjekur nga kërpudhat dhe truflat (11%).
Kokaina mbizotëron në bare
Kokaina pudër e ka konsumin më të lartë në bare, me 75% të përdoruesve të tij shqiptarë që thanë që e pinin atë në lokale. Në shtëpi e kishin konsumuar 69% e të anketuarve, në festa ose festivale muzikore (51%), në makinë (35%), në hapësirat publike si parqe (29%), në natyrë (29%).
Kokaina kristal (crack) konsumohet më shumë në ambientet e shtëpisë (75%) dhe më pak në bare (33%).
Arsyeja kryesore e përdorimit të kokainës pudër është për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të reduktuar efektet e alkoolit (39%), për të reduktuar stresin/relaksuar (31%), për të bërë shoqëri (24%), për të qëndruar zgjuar (22%).
Kanabisi konsumohet në natyrë, për të reduktuar stresin
Ambientet e hapura janë mjedisi kryesor ku konsumohet kanabisi nga përdoruesit shqiptarë, me 67 % të përgjigjeve. Edhe shtëpia (e vetja ose e dikujt tjetër) mbetet një ambient i preferuar (61%). Në festa ose festivale muzike ishte zgjedhja për 44% e të anketuarve.
Arsyeja kryesore që i nxit shqiptarët të përdorin kanabis është për të reduktuar stresin dhe për tu relaksuar (70%), për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të përmirësuar gjumin (43%), për të menaxhuar depresionin (41%), për arsye spiritualë (31%), për varësu (24%), për të bërë shoqëri (19%).
Kanabis edhe në shkollë, kokainë në punë
17% e të anketuarve shqiptarë thanë se një nga vendet ku ata konsumonin kanabis ishte në shkolla. 11% thanë se e konsumonin në punë.
Ndonëse me përqindje të ulëta, kokaina hyn edhe në shkolla, me 4% të të anketuarve se thanë që e konsumonin dhe në shkollë.
Më i lartë është konsumi i kokainës pluhur në punë, me 20% të të anketuarve që thanë se kishin pirë kokainë në zyrë.
Edhe për kokainën kristal, 17% e përdoruesve shqiptarë thanë se e kishin marrë në punë.
Kanabis me cigare e alkool dhe kokainë me alkool e nikotinë
Përdorimi i shumëfishtë i substancave, i cili nënkupton konsumimin e dy ose më shumë substancave në të njëjtën kohë, është raportuar për të gjitha llojet e drogave. Sipas të dhënave të anketimit për Shqipërinë rezulton se 70% e të anketuare thanë se përdornin kanabis me cigare/nikotinë dhe 46% thanë kanabis me alkool.
83% e përdoruesve të kokainës pluhur thanë se e kombinonin me alkool dhe po aq me cigare/nikotinë. 26% e kombinonin kokainën dhe me bar kanabis.
Ku i gjejnë drogat shqiptarët
Një nga pyetjet e anketimit lidhet me burimin e blerjes së substancave të drogës.
Për kanabisin, 46% e përdoruesve shqiptarë thanë se e gjenin nga të afërm, ose njerëz që njohin, 31% thanë që i kontaktojnë direkt burimet përmes telefonit, email ose mesazheve.
Miqtë dhe shokët janë dhe burimi kryesor i gjetjes së kokainës (68%) dhe 47% përmes kontakteve direkte nga telefoni, mail ose mesazhet.
Edhe për substancat e tjera si Methamphetamine, Amphetamine, heroinë, burimi kryesor mbetet blerja nga miqtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa