LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Carlo Ancelotti ka dhënë një përditësim pozitiv sa i përket situatës me lëndime para duelit të dytë të Real Madridit ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve më 12 mars. 

‘Los Blancos’ u barazuan me pikë me liderin e tabelës Barcelonën këtë vikend, pasi ndeshja e blaugranasve ndaj Osasunas nuk u luajt pas vdekjes së doktorit të klubit Carles Minarro Garcia. 

Fitorja e Real Madridit me rezultat 2-1 ndaj Rayo Vallecanos do të thotë se ata tani janë mbrapa Barcelonës vetëm për shkak të rekordit kokë më kokë. 


Sidoqoftë, vëmendja e Ancelottit do të fokusohet tek mbrojtja e titullit në Evropë gjatë mesjavës, aty ku ekipi i tij po udhëheq me rezultat 2-1 pas ndeshjes së parë. 

Thibaut Courtois dhe Antonio Rudiger munguan ndaj Rayos për shkak të një shqetësimi muskulor dhe gripit respektivisht, por Ancelotti konfirmoi se të dy janë gati të rikthehen. 

“Thibaut pati një problem të vogël, por mendoj se do të jetë i gatshëm për të mërkurën. Shpresoj që Rudiger do të rikuperohet nga gripi gjithashtu”, ka thënë Ancelotti. 

Eintracht Frankfurt po përgatit një ofertë befasuese për yllin e Real Madridit
Lexo po ashtu Eintracht Frankfurt po përgatit një ofertë befasuese për yllin e Real Madridit

Tekniku italian gjithashtu konfirmoi se lëndimi i Jude Bellingham nuk është diçka për t’u shqetësuar pasi u zëvendësua në minutat e fundit ndaj Rayos. 

Kujtojmë se Bellingham ka munguar në ndeshjen e parë për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë në Evropë këtë sezon dhe do të jetë një prej ndryshimeve të pakta që 65-vjeçari pritet t’i bëjë në formacionin startues./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Kalo në kategori