LAJMI I FUNDIT:

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Mesfushori Etnik Brruti ka vendosur për të ndërruar Kombëtaren e Kosovës me atë të Shqipërisë, ndërsa në ditët e fundit, rasti i tij ka qenë prej më të komentuarve, pasi që shumë njerëzve nuk iu ka pëlqyer kjo gjë.  

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) u raportua gjithandej se mesfushori Etnik Brruti ka vendosur ta lë fanellën e Kosovës për atë të Shqipërisë. 

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, i cili tha se Brruti i ka njoftuar me vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë. 


Brruti me fanellën e Kosovës U-21

Trysnia dhe epitetet ndaj djaloshit të ri në ditët e fundit, duket se ishin të mëdha, për mesfushorin që në eliminatoret e fundit ishte kapiten i Kosovës U21. 

Për këtë gjë ka reaguar babai i tij, Besnik Brruti, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, duke thënë se tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!. 

Nga letra e Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova
Lexo po ashtu Nga letra e Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova

“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!” 

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë”.  

“Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar”. 

“Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare”.  

“Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkuar Besnik Brruti. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori