Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.
Ai ka theksuar se ndërhyrja serbe në zgjedhjet e fundit është zhvilluar në forma të ndryshme, duke përfshirë kërcënime hibride dhe shantazhe financiare.
“Serbia është duke mbajtur peng zhvillimin e brendshëm politik të Kosovës, si dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në zgjedhjet e fundit, ndërhyrjet kanë ndryshuar si rezultat i përmirësimit të sigurisë në katër komunat veriore, ku nuk ka më mundësi për ndërhyrje brutale fizike siç ndodhi në të kaluarën”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka inkurajuar çdo aktorë shtetor e joshterorë serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës, rol ekzekutiv në këtë ka pasur kryeterroristi Milan Radoiçiq.
“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të ministrit tonë Nenad Rashiq dhe Partinë Demokracia Serbe të Aleksandar Arsijeneviq si dhe votuesit të subjekteve të komuniteteve të tjera, kryesisht romë dhe ashkali”, tha ai.
Ai përmendi se Serbia ka përdorur forma të tjera të kërcënimeve, duke përfshirë joshjen dhe kushtëzimin financiar, shantazhin dhe sulmet kibernetike.
“Kemi pasur informacion dhe dëshmi se disa parti politike serbe janë tërhequr nga gara për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Pjesë e këtyre kërcënimeve janë edhe votuesit e komunitetit serb dhe grupeve të tjera, si romët dhe ashkaliët,” shtoi Kurti, shkruan Telegrafi.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë prova për shumicën e këtyre ndërhyrjeve, por për arsye të sigurisë dhe privatësisë së qytetarëve serbë, ato do të mbeten të papublikuara.
Kryeministri theksoi se vetë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka inkurajuar aktorët shtetërorë dhe jashtë shtetërorë serbë të përfshihen në zgjedhjet e Kosovës, duke përmendur rolin e Milan Radoiçiq, që është një personazh i njohur për lidhjet me grupe të dhunshme dhe të dhunshme të Serbisë.
“Kemi identifikuar shtatë aktorë shtetëror e joshtetëror të Serbisë. I pari është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, i dyti kryeterrorisiti Milan Radoiçiq, Petar Petkoviq, BIA serbe, mediat serbe të kontrolluara nga pushteti në Beograd, Lista Serbe dhe struktura ilegale përfshirë këtu: Bankën Postare Kursimore, qendrat sociale, zyrat e pensioneve, Telekomi i Serbisë dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Kurti.
Kurti përmendi gjithashtu se Serbia ka përdorur një gamë të gjerë metodash për të penguar zgjedhjet, duke përfshirë kushtëzime financiare, shantazhe dhe manipulime të votuesve.
“Janë përdorur të paktën dhjetë metoda: joshja financiare përmes përfitimit dhe mbështetjes financiare prej 20 mijë dinarësh apo rreth 170 euro në baza mujore për të gjithë personat e moshës madhore që janë të papunë. E dyta: kushtëzimi financiar përmes rrezikimit të humbjes së benificioneve financiare ku bëjnë pjesë pagat, pensionet, shtesat për fëmijë etj. E treta: përçarja e rivalëve të Listës Serbe, e katërta: shantazhi e presioni për të mos mbështetur në asnjë formë subjektet tjera përveç Listës Serbe. E pesta: kërcënimi për tu larguar nga këshillat e vendvotimeve, e gjashta: regjistrimi i të ashtuquajturve votues të sigurtë. E shtata: transporti i organizuar i votuesve nga Serbia në Kosovë, e teta: organizimi i votimit kolektiv në qendra votimi, e nënta: kontrollimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve në afërsi të qendrave të votimit dhe e dhjeta është shenjëzimi i fletëvotimeve”, tha Kurti.
Kurti tha se ndërhyrja e Serbisë është realizuar në tri faza: para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
Kryeministri theksoi se pjesëtarët e strukturave ilegale serbe janë kërcënuar nga Milan Radoiçiqi përmes Ivan Zaporozac kryetarit të komunës ilegale të Mitrovicës që të raportojnë të gjithë ata persona që refuzojnë të votojnë Listën Serbe, të nënshkruhen në listat e të ashtuquajturave votave të sigurta apo të deklarohen se do ti bojkotojnë zgjedhjet.
“Përveç listës së votuesve të sigurtë, është diktuar edhe lista me 7 kandidatët e Listës Serbe të domosdoshëm për votim. Lista përmbante këta emra: Zlatan Elek, Sllavko Simiq, Igor Simiq, Branislav Nikoliq, Verica Ceraniq, Sërgjan Popoviq dhe Liljana Stefanoviq. Të gjithë këta janë zgjedhur, të shtatë të preferuarit e terroristit Radoiçiq kanë së paku nga 2 mijë vota më shumë se të tjerët”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se plani për ndërhyrje në këto zgjedhje përfshinte zgjerimin e basenit të votave për Listën Serbe edhe nga komunitetet joshumicë jo serbe.
“Në luftën informative ndaj procesit zgjedhor janë përfshirë edhe mediat ruse, Sputnik Serbia dhe Russian Today Balkan”, tha kryeministri.
Ky reagim i Kurtit vjen pas dyshimeve të vazhdueshme dhe raportimeve të shumta për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, për të ndikuar në rezultatet e tyre dhe për të minuar integritetin e procesit demokratik në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa