LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti zbulon arsyen pse Mbappe po kalon në një formë të luhatshme këtë sezon

Ancelotti zbulon arsyen pse Mbappe po kalon në një formë të luhatshme këtë sezon

Carlo Ancelotti e ka cilësuar luhatjen e formës së Kylian Mbappe si diçka ‘gjenetike’ teksa e ka paralajmëruar yllin e Real Madridit se duhet të pranojë ‘uljet dhe ngritjet’. 

Reprezentuesi francez nuk arriti që të ketë ndonjë ndikim në fitoren e Real Madridit me rezultat 2-1 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, duke bërë që të bëhen pyetje për formën e tij. 

Mbappe ishte i jashtëzakonshëm në raundin paraprak ndaj Manchester Cityt, duke shënuar katër gola për dy ndeshje, përfshirë het-trikun në ‘Santiago Bernabeu’. 


Sidoqoftë, që prej asaj nate ai ka tri ndeshje radhazi pa shënuar gol pasi nuk e ka gjetur portën ndaj Gironës, Real Betisit dhe Atleticos. 

Kur u pyet nëse paraqitja e Mbappes ndaj Atleticos meriton kritika, Ancelotti ishte i shpejtë me përgjigjen në mbrojtje të lojtarit të tij. 

“Shumë keq? Jo. Ajo që shohim ne është që ai nuk e bëri ndaj Atleticos atë që e bëri ndaj Cityt. Ndaj Cityt ai shënoi tre, ndaj Atleticos nuk e bëri. Në përgjithësi ai po bën mirë, ne jemi shumë të lumtur me të”. 

Eintracht Frankfurt po përgatit një ofertë befasuese për yllin e Real Madridit
Lexo po ashtu Eintracht Frankfurt po përgatit një ofertë befasuese për yllin e Real Madridit

“Ai nuk mund të jetë gjithmonë në formën më të mirë. Ndaj Atleticos nuk ishte, por në një sezon kaq kërkues, kjo është normale, mbi të gjitha për lojtarët me kualitet”. 

“Lojtarët me kualitet kanë ulje ngritje. Kjo është diçka gjenetike. Për lojtarët me kualitet të madh, është e vështirë që të kenë vazhdimësi, por ai po bën mirë”. 

“Nëse ne jemi në 1/8-tën e finales në Ligën e Kampionëve, merita të mëdha i takojnë atij”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori