Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rezervat shtetërore. Ky veprim i Kurtit, ka ngritur shqetësime të shumta për respektimin e autoritetit të institucioneve të drejtësisë në vend.
Përkundër këtij urdhri, kryeministri Kurti vazhdon të insistojë që intervistimi të realizohet në zyrën e tij, në kryeministri, dhe jo në ambientet e Prokurorisë. Ai e arsyeton këtë qëndrim duke thënë se Prokuroria ka për qëllim luftimin e Qeverisë, dhe jo të korrupsionit.
Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë shprehur shqetësim për veprimet e kryeministrit, duke i cilësuar ato si një shembull të keq për respektimin e rendit ligjor në vend.
Ata theksojnë se ky veprim mund të ndikojë negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë për Telegrafin se ata kanë kërkuar më herët nga Kryeministri Kurti që të përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.
Ai ka bërë të ditur se veprimi i kryeministrit Kurti minon sundimin e ligjit.
“Ne kemi vlerësuar që një veprim i tillë e minon sundimin e ligjit në Kosovë dhe mbi të gjitha e cenon rëndë parimin e barazisë para ligjit, pra që është një parim kushtetues, ligjor dhe që vlen për të gjithë, pavarësisht pozitës dhe funksionit. Prandaj, ne kemi vlerësuar dhe vlerësojmë që mosrespektimi i institucioneve të tilla i japin njollë të keqe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Dhe kjo mund të nxisë në të ardhmen të themi ashtu sjellje injoruese ose sjellje të ngjashme edhe nga ana e qytetarëve, të cilët me të drejtë mund të theksojnë faktin që meqenëse i pari shtetit, në rasti i parë i Qeverisë nuk i përgjigjet ftesës së institucioneve të drejtësisë, atëherë e pse edhe ne shkojmë edhe t’i përgjigjem”, theksoi ai.
Mes tjerash ai shtoi se “ po kjo jep një shembull të keq dhe e ushqen kështu në kuptimin logjikë ndjenjat ose edhe apetitet e qytetarëve të ndryshëm, që të mos ta respektojnë ligjin dhe mbi të gjitha që të mos sillen në përputhje me kërkesat ligjore që vijnë nga gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë”.
Bugaqkun bëri të ditur se çështja tashmë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Kurti ka refuzuar Prokurorinë Speciale.
“Mos të harrojmë Prokuroria e shtetit përkundër refuzimit që ka shprehur kryeministri Kurti për të marrë pjesë dhe për të dhënë dëshminë brenda objektit të Prokurorisë Speciale, Prokuroria Speciale i ka kërkuar një letër ose të themi ashtu një vendim gjykatës. Në këtë rast gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special, që të vendosë lidhur me detyrimin e këtij dëshmitari që të paraqitet në institucionin e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar”.
Duke folur për situatën e krijuar ai tha se legjislacionin në fuqi i parasheh disa procedura se si duhet të zhvillohet më tutje kjo çështje.
“Pra, në këtë rast i takon gjyqtarit të procedurës paraprake, që të vlerësojë nëse duhet të t’i shqyrtohet gjoba menjëherë prej 250 euro, dhe përsëri t’i dërgohet një ftesë që në një afat tjetër të paraqitet dhe të lajmërohet në zyrat e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar. Nuk ka ndonjë afat ose nuk ka ndonjë saktësim në kodin e procedurës penale se sa herë duhet të shqiptohet kjo gjobë”, tha ndër të tjera ai.
Ai theksoi se i takon gjyqtarit të procedurës në këtë rast, që të vendosë se do t’i shqiptojë një apo dy apo deri në tri herë gjobë nga 250 euro, dhe më pastaj të veprojnë përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të urdhërojë policinë e shtetit që ta të arrestojë të njëjtin dhe ta mbajë në paraburgim në afat prej tre ditësh.
“Ku do të provohet dhe tentohet që të merret dëshmia e këtij pra fillimisht mund t’i shqiptohet gjoba tani prej 250 euro, dhe më pastaj t’i bëhet një urdhër tjetër, ku e obligon që në një afat tjetër të paraqitet në Prokurori Speciale për të dëshmuar, dhe në rast se i njëjti përsëri nuk paraqitet në Prokurori Speciale për të dëshmuar, gjyqtari mund prapë t’i shqiptojë gjobë ose edhe mund të vlerësojë që nuk ka nevojë ose nuk është e nevojshme që më të shqiptohet gjoba. Dhe si e tillë, ai jep urdhër që policia e shtetit ta sjellë me detyrim dëshmitarin në prokurori speciale për të dëshmuar, dhe në këtë rast mund të ketë edhe vendim të gjykatës si njëjtë dhe të prangoset për tridhjetë ditë, në atë mënyrë që të merret më dëshmia e tij gjatë kësaj periudhe”, është shprehur ai.
Bugaqku gjithashtu tha se që legjislacioni nuk lejon që të mbahet i njëjti më tepër se tridhjetë ditë nga momenti kur është arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit.
Për këtë çështje është deklaruar edhe avokati Musa Damati, duke treguar procedurat që janë të përcaktuara në rast se një dëshmitar refuzon të paraqitet për intervistim.
“Procedurat janë të përcaktuara taksativisht me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe atë nenin 132 në bazë të së cilës parashikohet se dëshmitari i thirrur për të dëshmuar mund të detyrohet sipas kërkesës së prokurorisë apo nga Gjykata për të dëshmuar, dhe në rast të mosparaqitjes ndëshkohet me gjobë 250€ për çdo mosparaqitje”, shpjegoi avokati.
Ai gjithashtu potencoi se nëse dëshmitari vazhdon të refuzon që të dëshmojë pasi që të jetë ndëshkuar me gjobë, rrezikon që të burgoset sipas paragrafit 2 te nenit 132.
Damati po ashtu deklaroi se edhe më herët ka pasur raste, kur intervistimi është bërë jashtë ambienteve të prokurorisë.
“Lidhur me rastin konkret por edhe bazuar në praktikën gjyqësore e cila mendoj se ekziston tashmë në Kosovë, ka raste kur ish ministrat apo edhe ish zv.kryeministrat, janë intervistuar në hapësira të tjera jashtë zyrës së Prokurorisë, mandej ka edhe raste te veçanta kur edhe individët tjerë për arsye objektive e japin intervistën jashtë prokurorisë apo edhe vet zyrtarët policorë me autorizimin e prokurorisë i zhvillojnë intervistat në hapësira të tjera. Pra mendoj se me pak kreativitet procedural e profesional kjo situatë mund të ketë alternative, qoftë nga PSRK-ja qoftë nga zyra e kryeministrit”, tha ai.
Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Themelore për të kuptuar nëse ka shqiptuar ndonjë gjobë për kryeministrin Kurti, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh), kishin reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.
KPK dhe ZKPSh ka thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit.
“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.
“KPK dhe ZKPSh, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e KPK dhe ZKPSh./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi