Edon Zhegrova pritet të jetë mungesa më e madhe e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji kundër Islandës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Zhegrova, një nga lojtarët më të talentuar dhe me ndikim të ekipit, nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, nga i cili desh të operohej.
Sipas mediave franceze dhe trajnerit të tij te Lille, ai pritet të rikthehet në fushë vetëm në fillim të muajit prill, gjë që e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në dy ndeshjet vendimtare kundër Islandës.
25-vjeçari, i cili luan për Lille në Francë, ka filluar të stërvitet me ekipin e tij, por ende nuk është plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në fushë.
Për shkak të kësaj, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet të mos e përfshijë Zhegrova në listën e ftuarve për këto ndeshje.
Kjo do të thotë se Kosova do të jetë pa një nga sulmuesit më të shpejtë dhe më kreativë të saj, një mungesë që mund të ndihet në fushë.
Zhegrova ka qenë një figurë kyçe për Kombëtaren e Kosovës në vitet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime.
Mungesa e tij do të jetë një sfidë e madhe për Fodan dhe ekipin, të cilët do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për të mbuluar boshllëkun që lë Zhegrova.
Në që edicionin e shkuar, Kosova përfundoi në pozitën e dytë me 12 pikë, me Franco Fodan në krye luajtën në krahët e sulmit emra si Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Emir Sahiti, Zymer Bytyqi, që pritet të jenë alternativa për zëvendësimin e Zhegrovës.
Kosova do të përballet me Islandën në një duel vendimtar për promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë më 20 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Islandë tri ditë më vonë, më 23 mars.
Këto ndeshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, pasi kalimi i Islandës do t’i jepte ekipit tonë mundësinë për t’u ngritur në një ligë më të lartë, atë B, duke rritur prestigjin dhe përvojën e ekipit, pasi do të ndeshej me kundërshtarë më të fortë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi