LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka bërë të ditur kërkesat e tij për paga për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Marrëveshja aktuale e anësorit 24-vjeçar zgjat deri në verën e vitit 2027 dhe negociatat mes lojtarit dhe klubit do të rifillojnë në verë pas përfundimit të sezonit.

Kontrata e tij aktuale, e nënshkruar në vitin 2022, i garanton atij 75 milionë euro pas taksave gjatë kohëzgjatjes së saj, mesatarisht 15 milionë euro në vit, me rritje vjetore.


Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten
Lexo po ashtu Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Kontrata përfshin gjithashtu edhe bonuse për shpërblime personale.

Sipas gazetës AS, pas fitimit të çmimit FIFA The Best, braziliani mori një bonus prej 2 milionë eurosh dhe një bonus i ngjashëm është në fuqi nëse ai fiton Topin e Artë.

Aktualisht, Vinicius fiton mesatarisht 15 milionë euro në vit, që është e njëjtë me Kylian Mbappe.

Në marrëveshjen e tij të re, braziliani kërkon të paktën 5 milionë euro më shumë në vit, për të kaluar kështu bashkëlojtarin francez.

Klubi është i vetëdijshëm për kërkesat e lojtarit dhe po shqyrton kërkesën, pasi përveç Mbappes, kjo do të prekte edhe Jude Bellingham, i cili gjithashtu është afër rinovimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori