LAJMI I FUNDIT:

Forcimi i sigurisë në rajon – Ramadani propozon ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Forcimi i sigurisë në rajon – Ramadani propozon ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka propozuar ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike, nga tri vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ramadani ka thënë se kjo Mbrojtje duhet të ndërtohet nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, e më pas t’i bashkohen edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë të ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike. Kësaj, më pas t’i bashkohet Maqedonia e Veriut e më pas Mali i Zi. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina të jetë pjesë aktive e shkëmbimit. Ky mund të jetë konceptimi më autentik i Mbrojtjes demokratike të Ballkanit”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.


Ramadani ka shtuar se kjo nuk është zëvendësim i vendosmërisë për anëtarësim në NATO. Madje sipas tij krijimi i kësaj Mbrojtje do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë.

“Kjo assesi nuk është zëvendësim i vendosmërisë sonë për anëtarësim në NATO, por veç një aspekt praktik i reagimit të përbashkët. Madje kjo do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë, për t’u kthyer në mbështetësin kryesor në reagim ndaj krizave.

Mbrojtja e Mençur është koncept i avancuar i bashkëpunimit midis shteteve në shkëmbimin në kojë reale të kapaciteteve të mbrojtjes. Shumë punë për Mbrojtjen e Mençur duhet”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori