LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është “e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet”, por vazhdon të këmbëngulë në garancitë e sigurisë nga SHBA-ja.

“Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën”, theksoi ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Lideri ukrainas nënvizoi se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’i japë fund luftës, por shtoi se “askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne”.


“Një armëpushim me Putinin nuk do të funksiononte. Ai ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit 25 herë në dhjetë vitet e fundit. Zgjidhja e vetme e vërtetë është paqja e vërtetë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se nuk mund ta ndryshojë qëndrimin e vendit të tij ndaj Rusisë.

“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku, dhe kjo është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por ajo duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme. Për ta arritur këtë, duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave”, përfundoi ai.

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky
Lexo po ashtu Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Kujtojmë se tashmë presidenti ukrainas gjendet në kryeqytetin britanik, Londër ku do të ketë një takim me kryeministrin e këtij vendi, Keir Starmer.

Ndryshe, Trump dhe Zelensky kanë pasur një takim të tensionuar në Uashington, e cila gjë ka bërë që mos të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase, të cilat po këmbëngul që t’i marrë SHBA-ja.

“E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës”, tha Zelensky para se të largohet nga Uashingtoni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me komunitetin ukrainas në Washington DC gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, siç njoftoi ai në Telegram të shtunën, duke u thënë atyre se “është shumë e rëndësishme për ne që të dëgjohet zëri i Ukrainës”.

Në një video të publikuar, ai shihet duke folur me njerëz në një dhomë në Shtëpinë e Ukrainës në Washington DC, përfshirë veteranin e luftës Andriy Smolensky, i cili po merr trajtim në SHBA.

Lideri ukrainas falënderoi Smolenskyn, ish-komandantin e grupit të njohjes ajrore të Ukrainës, për pjesëmarrjen në mbrojtjen e vendit të tij, sipas një njoftimi të takimit të postuar nga presidenca e Ukrainës.

“Ju jeni një hero. Njerëz heroikë si ju më inspirojnë. Jam mirënjohës për ju që e ruajtët Ukrainën tonë të pavarur. E shpëtuat kombi tonë, popullin, unitetin – këto janë gjëra shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

Presidenti gjithashtu diskutoi lidhjet e SHBA me Ukrainën, sipas njoftimit të takimit, duke përfshirë “mosinteresimin e popullit amerikan gjatë tre viteve të pushtimit të plotë nga Rusia”.

Lideri falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre “në këtë kohë të vështirë,” si dhe për “të gjitha përpjekjet tuaja për Ukrainën dhe ukrainasit, dhe për ndihmën tuaj – jo vetëm diplomatike dhe financiare, por edhe politike dhe me lutje”.

Ndryshe, Trump dhe Zelensky kanë pasur një takim të tensionuar në Uashington, e cila gjë ka bërë që mos të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase, të cilat po këmbëngul që t’i marrë SHBA-ja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori