LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti republikan kritikon Trumpin dhe Zelenskyn

Kongresisti republikan kritikon Trumpin dhe Zelenskyn

Ishte një moment që tronditi shumë njerëz në të gjithë botën – presidenti amerikan, Donald Trump duke e kritikuar homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn se “është njeriu mosmirënjohës” në një përplasje të ashpër mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe tani mbështetësit e Ukrainës brenda Partisë Republikane kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si kaloi ky takim.

Kongresisti republikan Mike Lawler deklaroi se ky takim ishte një “mundësi e humbur” dhe “fituesi i vetëm këtu ishte presidenti rus, Vladimir Putin”.


Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini
Lexo po ashtu Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Ai gjithashtu tha se ishte “fatkeqësi” që përplasja shpërtheu në publik, shkruan skynews.

“Fituesi i vetëm këtu ishte Vladimir Putin dhe Rusia, sepse një marrëveshje nuk u arrit, dhe kjo është arsyeja pse besoj se është shumë e rëndësishme që Zelensky dhe Trump të kthehen së bashku dhe të punojnë për përfundimin e një marrëveshjeje”, tha ai.

“Kur ky konflikt të marrë fund, dhe do të ndodhë një ditë, Ukraina do të ketë nevojë për investime të konsiderueshme nga SHBA-ja dhe Evropa për ta rindërtuar”, shtoi ai.

Ndryshe, Zelensky dhe Trump nuk arritën marrëveshje për mineralet e rralla të ukrainasve, të cilat i dëshiron me këmbëngulje SHBA-ja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Botë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika

"Ne do të qëndrojmë me ju deri në fund", pas përplasjes me Trumpin, Zelensky merr përkrahje të fuqishme nga kryeministri britanik

Botë
Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Botë
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Kalo në kategori