LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ajo tha se tani për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky
Lexo po ashtu Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me homologun amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.


“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

“Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?
Lexo po ashtu Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Ukraina nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët rreth mineraleve të rralla ukrainase, të cilat i dëshiron me këmbëngulje administrata Trump. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com