Bashkimi Evropian i ofroi të hënën Ukrainës një marrëveshje të vetën për “materialet kritike”, pikërisht në momentin kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Kievin për të drejtat mbi burimet e tij të mëdha natyrore.
Komisioneri Evropian për strategjinë industriale, Stephane Sejourne, tha se u kishte paraqitur zyrtarëve ukrainas një propozim konkurrues gjatë vizitës në Kiev, e cila u zhvillua në kuadër të përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë rus.
“Njëzet e një nga 30 materialet kritike që i nevojiten Evropës mund të sigurohen nga Ukraina në një partneritet fitim-fitim”, tha Sejourne.
Ai theksoi gjithashtu se “vlera e shtuar që ofron Evropa është se kurrë nuk do të kërkojë një marrëveshje që nuk është reciprokisht e dobishme”.
Ndërkohë, Trump po kërkon gjithnjë e më agresivisht të drejta mbi pasuritë minerare të Ukrainës, duke kërkuar deri në 500 miliardë dollarë kompensim për mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë Kievit në mbrojtjen nga agresioni rus, shkruan politico.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deri tani ka refuzuar të nënshkruajë dy draft-marrëveshje të propozuara nga administrata e Trumpit, duke argumentuar se kushtet – për të cilat New York Times raporton se përfshijnë heqjen dorë nga mineralet, të ardhurat nga nafta dhe gazi, si dhe fitimet nga portet dhe infrastruktura të tjera në vlerë prej 500 miliardë dollarësh – janë tepër të ashpra.
“Nuk do të nënshkruaj diçka që dhjetë breza të ukrainasve do të duhet ta shlyejnë”, tha Zelenski në një konferencë për shtyp të dielën.
Por, Trump të hënën këmbënguli se “marrëveshja përfundimtare” është “shumë afër” dhe se do të përfshijë “metale të rralla dhe gjëra të tjera të ndryshme”.
Ukraina ka rezerva të mëdha të elementëve dhe mineraleve thelbësore, nga litiumi te titani, të cilët janë kritikë për prodhimin e teknologjive moderne dhe shumë të kërkuar në garën globale për burime.
Gjithashtu, ajo ka rezerva të mëdha qymyri, si dhe naftë, gaz dhe uranium, megjithatë një pjesë e madhe e këtyre burimeve ndodhet në territore nën kontrollin rus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania