LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë

Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë
Foto: Arkiv

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë.

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve deklaroi se nuk janë të vendosur nëse do të dërgojnë përfaqësues në Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këshill ky i themeluar sot nga Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.


Jashari tha se deri më tani nuk janë kontaktuar nga institucionet.

“Neve nuk na ka kontaktuar askush deri më tani zyrtarisht dhe nëse na kontaktojnë apo bëjnë kërkesë për të qenë pjesë e këtij manifestimi ulem bashkërisht tri organizatat edhe marrim një qëndrim ose një vendim”, deklaron ai.

Ai shtoi se nuk kanë bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pas dorëheqjes së ish-ministrit, Armend Mehaj.

“Kemi qenë pjesë aktive sa ka qenë ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sepse kemi pasur një bashkëpunim të mirë por me largimin e tij nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim dhe do të shohim. Çdoherë me ne janë bërë organizimet me FSK-në, por ka pasur edhe anëtarë të tjerë të këtij organizimi. Megjithatë, pa u drejtuar zyrtarisht për të marrë pjesë, nuk mund të them asgjë”, shton Jashari.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Qeveria për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori