LAJMI I FUNDIT:

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Xavi Hernández, duket se është gati për një rikthim në elitën e futbollit evropian.

Pas largimit nga Barcelona para disa muajsh, Xavi ka shprehur interesimin për t’u rikthyer në stërvitje, dhe tre klube të mëdha evropiane po konsiderojnë mundësinë e nënshkrimit të tij.

Dy gjigantët gjermanë, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich e duan atë, por edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur gjithashtu.


Bayer Leverkusen: Skuadra gjermane, e cila ka shkëlqyer nën drejtimin e Xabi Alonso, mund të jetë një destinacion i mundshëm për Xavi. Me një shans serioz që Alonso të largohet në fund të sezonit, Leverkusen po shikon alternativat e tyre dhe Xavi duket si një kandidat i përshtatshëm për shkak të filozofisë së tij sulmuese.

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Bayern Munich: Gjiganti gjerman Bayern Munich është një tjetër klub që po monitoron situatën e Xavit. Me ardhjen e Vincent Kompany që nuk ka sjellë rezultatet e pritura, Bayern mund të konsiderojë një ndryshim në stol trajneri. Përvoja e Xavi në nivelin më të lartë dhe njohja e futbollit gjerman e bëjnë atë një opsion tërheqës.

Tottenham: Klubi nga Londra po kërkon një trajner të ri që të mund ta kthejë skuadrën në një konkurrent për trofe. Xavi, me idenë e tij të qartë të lojës, përshtatet mirë me profilin që kërkojnë drejtuesit e Tottenhamit, dhe Liga Premier  mund të jetë një sfidë interesante për trajnerin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori