LAJMI I FUNDIT:

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos – reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos – reagon Sergio Ramos

Real Madridi do të luajë kundër Atletico Madridit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Duke reaguar ndaj shortit përmes Instagramit të tij, Sergio Ramos tha: “Shumë e lehtë njerëz! Isha atje, bëra atë!”.


Ramos është një madrilen i vërtetë, që ka mposhtur Atleticon shumë herë në karrierën e tij.

Dhe kush mund ta harrojë atë goditje me kokë për të thyer zemrat e Atletit në finalen e Ligës së Kampionëve në 2014?

Real Madridi pritet të mposhtë fqinjët e tyre dhe të kalojë në çerekfinale në mars. /Telegrafi/