LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Real Madridi po synon që ta përsërisë performancën mbresëlënëse në mesjavë ndaj Manchester Cityt, teksa po bëhen gati për duelin ndaj Gironës të dielën. 

Pasi humbën vendin e parë në La Liga vikendin e kaluar, kampioni në fuqi do të jetë i etur për ta rikthyer atë sa më parë që të jetë i mundur, ani pse ata duhet të shpresojnë se Barcelona do të lëshojë pikë ndaj Las Palmas sonte (e shtunë). 

Carlo Ancelotti foli para gazetarëve, dhe bisedën e nisi duke komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, i cili i vuri ata përballë rivalit lokal Atletico Madridit. 


“Do të jetë e vështirë, si gjithmonë. Do të jetë një ndeshje e bukur, argëtuese dhe e barabartë. Kualiteti i dy skuadrave është i ngjashëm”. 

Ancelotti ‘godet’ kritikët, i mjafton të ndihet i vlerësuar nga klubi dhe lojtarët
Lexo po ashtu Ancelotti ‘godet’ kritikët, i mjafton të ndihet i vlerësuar nga klubi dhe lojtarët

Ancelotti dha gjithashtu mendimin e tij për ndeshjen ndaj Gironës teksa u pyet për garën për titull që përfshin Barcelonën, Atletico Madridin dhe ekipin e tij Real Madridin. 

“Është një moment i rëndësishëm i sezonit. Ne duhet të përsërisim versionin e mirë ndaj Manchester Cityt”. 

“Ju nuk mund të dështoni, kampionati është shumë konkurrues dhe çdo ndeshje është e rëndësishme për ta përfunduar mirë këtë garë”. 

“Një kampionat konkurrues si ky në Spanjë është i vështirë. Këtu janë tri skuadra tek një pikë dhe të gjitha skuadrat janë të një niveli të lartë. Është një kampionat që do të vendoset në ndeshjen e fundit”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/