LAJMI I FUNDIT:

Man United e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin ideal të Andre Onanas

Man United e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin ideal të Andre Onanas

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim raportohet se po kërkon një portier për ta zëvendësuar Andre Onanan para sezonit 2025/2026. 

Tekniku portugez ka duruar një fillim të mjerueshëm të aventurës në ‘Old Trafford’ pas kalimit të tij në nëntor nga Sporting Lisbona. 

Amorim po synon që të bëjë disa largime nga ekipi i parë gjatë verës, pasi po planifikohet një investim i madh në përpjekje për të krijuar një ekip konkurrues për titull. 


Sidoqoftë, trajneri i ri në krye do të duhet që të shesë fillimisht disa lojtarë dhe të largojë disa prej atyre që kanë paga të mëdha. 

Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv
Lexo po ashtu Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv

Për këtë arsye ai tashmë ka bërë objektiv Onanan, pasi nuk ka mbetur i kënaqur me gabimet e tij gjatë ndeshjeve dhe aftësinë për t’u përshtatur në sistemin e tij taktik. 

Si pjesë e planit është për të sjellë një portier të ri dhe Juan Musso i Atletico Madridit është bërë një opsion potencial. 

Musso iu bashkua Atletico Madridit në formë huazimi në fillim të sezonit, por Jan Oblak ka vazhduar të mbetet i padiskutueshëm mes dy shtyllave. 

Atletico Madridi ka një klauzolë për ta bërë të përhershme lëvizjen e tij, por duket se kjo nuk do të ndodhë. 

Sipas një raportimi nga Fichajes, Unitedi po e përcjellë me kujdes situatën e 30-vjeçarit, me argjentinasin që ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e minutave. 

‘Djajtë e Kuq’ mund të sigurojnë një marrëveshje me çmim të përgjysmuar rreth 5 milionë euro në rast se vendosin të bëjnë një lëvizje për të gjatë muajve të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po planifikon ta marrë yllin e Bayer Leverkusenit me vete tek Real Madridi

Xabi Alonso po planifikon ta marrë yllin e Bayer Leverkusenit me vete tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Liga e Kampionëve
Hansi Flick po mendon ta lë në bankë yllin e Barcelonës në finalen ndaj Real Madridit

Hansi Flick po mendon ta lë në bankë yllin e Barcelonës në finalen ndaj Real Madridit

La Liga
“Herën e fundit nuk shkoi mirë”, ylli i Interit pranon se nuk e di si të përgatitet për duelin ndaj Yamal

“Herën e fundit nuk shkoi mirë”, ylli i Interit pranon se nuk e di si të përgatitet për duelin ndaj Yamal

Liga e Kampionëve
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori