LAJMI I FUNDIT:

Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Një klub befasues nga Spanja mund të jetë përfitues i madh i një vendi shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke shënuar rikthimin e tyre në këtë garë pas 20 vitesh. 

La Liga ka marrë një vend shtesë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe një klub befasues nga elita e fubollit spanjoll mund të bëjë rikthimin shokues në këtë garë prestigjioze pas një mungese të gjatë. 

Katër ekipet e para në La Liga kualifikohen në mënyrë direkte në Ligën e Kampionëve, por falë Sistemit Evropian të Performancës (EPS), Real Betisi ka një shans të vërtetë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2005/2006. 


Betisi momentalisht është në pozitën e gjashtë në La Liga, me tri pikë mbrapa Villarrealit të vendit të pestë, të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur. 

Klubi me bazë në Andaluzi mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rast se arrijnë ta sigurojnë pozitën e pestë në fund të sezonit. 

Përveç Spanjës, edhe Liga Premier gjithashtu është shpërblyer me një vend shtesë në Ligën e Kampionëve. 

Vitin e kaluar ishte Bologna nga Serie A dhe Borussia Dortmund nga Bundesliga, që u kualifikuan në këtë garë falë vendit shtesë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

La Liga
Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Përfaqësueset
Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Ligat tjera
Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Premier League

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari

Premier League
Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Premier League
Kalo në kategori