ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë, për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrugën rajonale R115.

Sipas njoftimit, më 9 korrik 2026, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 18:00, operatori ekonomik që është duke realizuar punimet në këtë segment ka kërkuar asistencë policore, përfshirë edhe bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.


Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe ka kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor, duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Autoritetet kanë theksuar se masa është ndërmarrë për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/