Pamje të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit në zonën përreth fabrikës “Sharrcem” në Han të Elezit.

Në rrjetin social janë publikuar pamje ku është vërejtur një sasi e madhe pluhuri në hapësirën përreth fabrikës.


Në publikim ngrihen shqetësime lidhur me cilësinë e ajrit dhe ndikimin e mundshëm të pluhurit në shëndetin e banorëve të zonës.

“Ajri është i të gjithëve – shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet!”, thuhet në reagimin e publikuar bashkë me pamjet.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga “Sharrcem” lidhur me pamjet dhe pretendimet për ndotje. Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse institucionet përgjegjëse kanë kryer matje apo inspektim lidhur me situatën e paraqitur në pamje. /Telegrafi/