Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.
“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha ai në një intervistë në “Debat Plus”.
Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.
Sipas tij, procesi zgjedhor është përmbyllur dhe tani është koha për përgjegjësi.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë të mëdhenjtë për t’u takuar me njëri-tjetrin. S’ka certifikim të rezultateve. Zgjedhjet janë kryer. Tani është Kosova në fokus. Besoj se pas përfundimit të procesit, duhet të ulemi sipas përgjegjësisë. Vota për të festuar është një natë, por më pas ajo shndërrohet në përgjegjësi. Të nesërmen, mijëra qytetarë presin veprime konkrete”, ka deklaruar ai.
Limaj ka theksuar rëndësinë e qeverisjes së shpejtë, duke përmendur sfidat ndërkombëtare. Ai ka përmendur administratën e re amerikane, situatën në Ukrainë dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në Kosovë.
“Po shohim ndryshime të mëdha globale. Aleatët tanë po përballen me sfida serioze. Amerika po ndjek një dinamikë të re që po befason edhe partnerët evropianë. Në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe një qeveri funksionale”, ka thënë ai.
Limaj ka theksuar se tri partitë kryesore në vend kanë një përgjegjësi të madhe dhe duhet të bashkëpunojnë për të formuar një qeveri stabile.
“Janë tri parti të mëdha që mbajnë barrën kryesore dhe duhet të bëjnë hapa konkretë. Nuk guxojmë të lejojmë krizë qeveritare për shkak të inateve politike”, ka theksuar ai.
I pari i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar se nuk do të bëjë kalkulime partiake dhe se vendimet politike duhet të jenë në të mirë të gjeneratave të ardhshme.
“Çdo veprim që e bën politikani është për gjeneratat e ardhshme. Nuk do ta shihni Fatmir Limajn të kalkulojë elektoralisht”, ka përfunduar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit