Britania e Madhe dhe Franca po drejtojnë përpjekjet për të krijuar një “forcë sigurie” evropiane prej më rreth 30,000 trupa për të mbrojtur Ukrainën pas çdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë, raportuan mediat britanike të enjten.
Ideja vjen pasi fuqitë evropiane kanë frikë se presidenti amerikan Donald Trump mund t’i japë fund luftës trevjeçare me kushte të favorshme për Moskën, pa ofruar garanci sigurie për Kievin, përcjell Telegrafi.
Propozimi MB-Francë, që i atribuohet zyrtarëve perëndimorë të paidentifikuar, ka të ngjarë të fokusohet në mbrojtjen ajrore dhe detare, me forca “minimale” në tokë dhe asnjë pranë vijës së frontit lindor, tha gazeta Guardian.
The Times raportoi se një i ashtuquajtur “mbështetje e SHBA-së” në formën e “mbulimit ajror” do të ishte thelbësor për planin, i cili do të kërkonte të pengonte Rusinë nga shkelja e çdo marrëveshjeje.
Megjithatë, është e paqartë nëse konsideratat do të kënaqnin Kievin apo do të ishin të pranueshme për Moskën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje më parë për një forcë parandaluese perëndimore me një personel prej më shumë se 100,000 vetash për të ndihmuar në sigurimin e një paqeje të qëndrueshme.
Rusia i tha SHBA-së në bisedimet të martën se ajo kundërshton dërgimin e trupave nga çdo anëtar i NATO-s në Ukrainë si pjesë e një armëpushimi, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Franca dhe Britania e Madhe janë dy nga lojtarët kryesorë në aleancën ushtarake perëndimore.
Trump ka dërguar valë tronditëse nëpër Evropë duke thënë se është gati të rifillojë diplomacinë me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, ”duke lënë jashtë” vendet evropiane dhe Kievin.
Administrata e re amerikane ka shprehur “mirëkuptim” për disa nga kërkesat e Moskës, duke përfshirë territorin e pushtuar nga Ukraina që nga viti 2014 dhe këmbënguljen e Rusisë që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer do të kryejnë vizita në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Trump javën e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit