LAJMI I FUNDIT:

Reuters pretendon se Trump tani mund të ofrojë një marrëveshje tjetër për mineralet e Ukrainës

Reuters pretendon se Trump tani mund të ofrojë një marrëveshje tjetër për mineralet e Ukrainës

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje të thjesht për mineralet me Ukrainën, në mënyrë që të finalizojë shpejt një pakt dhe më pas të negociojë kushtet e detajuara, siç është pjesa e burimeve të mëdha të Ukrainës që do t’i përkiste SHBA-së.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar refuzoi një propozim të detajuar nga SHBA, sipas të cilit Uashingtoni do të merrte 50 për qind të mineraleve kritike të Ukrainës, duke përfshirë grafitin, uraniumin, titanin dhe litiumin, raportonreuters.

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur
Lexo po ashtu Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Ky episod tregoi qartë se arritja e një marrëveshjeje të plotë do të kërkojë kohë, thanë burime të informuara, por presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron të finalizojë një pakt me Ukrainën përpara se potencialisht të aprovojë ndihmë të mëtejshme ushtarake për Kievin ose të ndërmarrë hapa drejt ndërmjetësimit të negociatave formale të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare të nisur nga pushtimi i Moskës.


I dërguari i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ndodhet këtë javë në Kiev për të diskutuar parametrat e paktit të rishikuar dhe atë që Ukraina do të merrte në këmbim të nënshkrimit të tij. Zelensky ka deklaruar se do të takohet me Kelloggun të enjten dhe se për Ukrainën është thelbësore që ky takim dhe bashkëpunimi i përgjithshëm me SHBA-në të jenë konstruktivë.

I pyetur nëse zyrtarët amerikanë do të vazhdojnë të insistojnë për një marrëveshje, një këshilltar i Trumpit, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për Zelenskyn se “absolutisht, duhet ta sjellim këtë djalë përsëri në realitet”.

Presioni për arritjen e marrëveshjes vazhdon pavarësisht hendekut në rritje midis Trumpit dhe Zelenskyt.

Të mërkurën, Trump e quajti presidentin ukrainas një “diktator pa zgjedhje” pasi Zelensky deklaroi se Trump ishte i bllokuar në një “flluskë dezinformimi ruse”, si përgjigje ndaj pretendimit të liderit amerikan se Ukraina kishte nisur luftën.

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
Lexo po ashtu Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën në tre vitet e fundit, dhe Trump ka thënë se investimet amerikane në mineralet ukrainase mund të sigurojnë që “në një formë apo tjetër, ne do ta kthejmë atë para”.

Ai ka propozuar që Kievi t’i japë SHBA-së koncesione për nxjerrjen e mineraleve me vlerë 500 miliardë dollarë si një mënyrë për të njohur ndihmën e Uashingtonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori