LAJMI I FUNDIT:

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike, përfshirë praninë e tyre në Evropë.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruante për përgatitjet e Italisë në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

Në një deklaratë për Telegrafin, NATO thotë se zyrtarët amerikanë kanë riafirmuar përkushtimin e tyre dhe kanë theksuar se parandalimi dhe mbrojtja e Aleancës duhet të mbeten të fuqishme.


“Si pjesë e kësaj, SHBA-ja ka bërë të qartë pritshmëritë e saj që aleatët e NATO-s të kontribuojnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të rrisin prodhimin në mbështetje të sigurisë së përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
Lexo po ashtu “Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Më tej, NATO rithekson përkushtimin ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht Kosovën.

“Mandati ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Ne vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit”, thuhet në deklaratë.

NATO gjithashtu thekson rolin e rëndësishëm të SHBA-së brenda misionit, duke përmendur se aktualisht më shumë se 600 trupa amerikanë janë të dislokuar në kuadër të forcës paqeruajtëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori