Pas takimit të mbajtur në Riad, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura me marrëveshjen që do të arrihet dhe se ajo duhet të shënojë përfundimin e luftës.
“Të gjithë duhet të jenë në rregull me marrëveshjen”, tha Rubio, duke nënvizuar rolin e Bashkimit Evropian në heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ajo që është e rëndësishme për t’u kuptuar janë dy gjëra. E para është se i vetmi lider në botë që mund ta bëjë këtë, që madje mund të mbledhë njerëzit për të filluar një diskutim serioz mbi këtë çështje, është presidenti Donald Trump. Gjëja e dytë që do të thosha është se, për ta përfunduar këtë konflikt, të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të jenë në rregull me zgjidhjen, duhet të jetë e pranueshme për ta”, tha Rubio, duke theksuar se ky ishte vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë dhe të vështirë.
Ai shtoi se, për t’i dhënë fund çdo konflikti, duhet të ketë lëshime nga të gjitha palët, por do të ishte gabim të përcaktoheshin paraprakisht.
Rubio sinjalizoi rolin e Bashkimit Evropian, duke thënë se ekzistojnë edhe palë të tjera që kanë vendosur sanksione.
Secretary of State Marco Rubio said “concessions” will have to be made from “all sides” while negotiating the end of the Russia-Ukraine War. Rubio also praised President Donald Trump as the “only leader in the world” who can end the conflict.
Read more: https://t.co/eh4nwWZGLo pic.twitter.com/aEDofGRJ1w
— Newsweek (@Newsweek) February 18, 2025
“Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezën e bisedimeve në një moment, sepse edhe ata kanë vendosur sanksione. Qëllimi është që ky konflikt të përfundojë në një mënyrë që është e drejtë, e qëndrueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët e përfshira. Si do të duket kjo? Kjo është çështja për të cilën do të fokusohet angazhimi aktual”, tha Rubio.
Ai shtoi se një pjesë e fokusit është sigurimi që misionet diplomatike të mund të funksionojnë dhe të ruajnë marrëdhënie diplomatike të fuqishme.
Si element të dytë, ai përmendi zhvillimin e negociatave të paqes për Ukrainën, të cilat do të përfshijnë “angazhim dhe konsultime” me Ukrainën dhe “partnerët në Evropë”.
Në fund, ai theksoi se në hapin e tretë, SHBA synon të angazhohet në identifikimin e mundësive të jashtëzakonshme që mund të ekzistojnë nëse ky konflikt arrin një përfundim të pranueshëm, për të krijuar partneritete me Rusinë në çështje gjeopolitike, interesa të përbashkëta dhe bashkëpunim ekonomik.
“Natyrisht, pjesa diplomatike është ajo ku shpresojmë të ecim përpara me shpejtësi, pasi përfshin marrëdhëniet tona diplomatike. E dyta do të jetë më e vështirë, pasi ka të bëjë me Ukrainën dhe përfundimin e këtij konflikti, por besoj se është thelbësore që e treta të bëhet e mundur – pra, aftësia jonë për të punuar së bashku në çështje të tjera gjeopolitike me interes të përbashkët, si dhe në disa partneritete ekonomike që mund të jenë historike. Megjithatë, çelësi që hap dyert për këto mundësi është përfundimi i këtij konflikti”, përfundoi Rubio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij