LAJMI I FUNDIT:

A do të rikthehet Neymar tek Barcelona? Babai i lojtarit sqaron gjithçka

A do të rikthehet Neymar tek Barcelona? Babai i lojtarit sqaron gjithçka

Pas një jave ku pati shumë thashetheme për rikthimin e mundshëm të Neymar tek Barcelona, babai i lojtarit njëherësh edhe agjenti i tij ka mohuar diçka të tillë. 

Neymar u rikthye në Brazil tek klubi i tij i fëmijërisë Santos muajin e kaluar, pasi shkëputi kontratën me Al-Hilal në Superligën e Arabisë, por marrëveshja me Santos është e vlefshme deri në verë. 

Për vite me radhë ishte raportuar se Neymar do të donte rikthimin tek blaugranasit dhe këtë verë duket se është momenti më i përshtatshëm pasi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se i ka vendosur atij dy kushte për t’u rikthyer. 


Babai dhe agjenti i tij Neymar Snr, ka shpjeguar në një intervistë se ata po planifikojnë qëndrimin te Santos më gjatë se sa e parasheh kontrata. 

“Projekti ynë nuk është vetëm pesë muaj, ani pse kontrata e djalit tim është vetëm pesë mujore”. 

“Ne nuk erdhëm këtu për të luajtur për pesë muaj, ne erdhëm t’i dhurojmë Santosit mundësinë që të ristrukturohet gjatë kësaj kohe, të gjejë aleatë të cilët mund ta ndihmojnë klubin të ngrihet në këmbë dhe shumë njerëz janë shfaqur”, ka thënë babai i Neymar.

Neymar gjen golin e parë me Santosin pas rikthimit emocional në vendlindje
Lexo po ashtu Neymar gjen golin e parë me Santosin pas rikthimit emocional në vendlindje
 

Barcelona në anën tjetër thuhet se po kërkon një sulmues të majtë dhe braziliani është i etur të rikthejë formën e tij të dikurshme para Kupës së Botës 2026. 

Sidoqoftë, trajneri i tyre Hansi Flick duket se është kundër kësaj ideje pasi ka shqetësime mbi gjendjen fizike të 33-vjeçarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori