LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka vetëm ‘një përqind’ shanse për të mposhtur Real Madridin dhe për t’u kualifikuar tutje. 

City dukej që papritmas e gjeti formën e vjetër pasi mposhti Newcastle në Ligën Premier me rezultat 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Omar Marmoush me het-trik. 

Kampioni në fuqi i Anglisë tashmë përballet me misionin e vështirë për ta mbajtur atë nivel për ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. 


‘Qytetarët’ e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në ‘Etihad’ pasi morën epërsinë dy herë përmes Erling Haaland. 

Përkundër paraqitjes së tyre ndaj Newcastle, Guardiola ka thënë se ekipi i tij ‘nuk është ende i mirë’ pasi beson se kanë vetëm ‘një përqind’ shans për ta mposhtur Real Madridin në shtëpi. 

“Diferenca për të fituar në Bernabeu në atë pozicion, të gjithë e dinë se nëse pyesni para ndeshjes, përqindja për të avancuar tutje, nuk e di, ne shkojmë me një përqind, do të jetë minimale, por aq sa keni shans, ne do të përpiqemi, kjo është e sigurt”. 

U lëndua ndaj Newcastle, Guardiola flet i shqetësuar për gjendjen e Haalandit
Lexo po ashtu U lëndua ndaj Newcastle, Guardiola flet i shqetësuar për gjendjen e Haalandit

“Këtë sezon, nëse flasim realitetin, kemi qenë me milje, milje larg. Nëse më thoni, nëse luani si të shtunën, ne përfunduam në vendin e 22-të në Ligën e Kampionëve, ne duhej të përfundonim më lartë” 

“Por realiteti është se ne me të vërtetë kemi qenë të dobët në rezultate këtë sezon dhe jo vetëm për një ndeshje, ata luajtën mirë (ndaj Newcastle) por kjo nuk do të ndryshojë opinionin, realitetin, skuadrën, ne nuk jemi ende mirë”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori