LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga shtetet evropiane të tregojnë se çfarë mund të kontribuojnë në aspektin e garancive të sigurisë për Ukrainën”, tha presidenti i Finlandës, në mes të përpjekjeve diplomatike në rritje për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë.

Më herët, katër burime evropiane njoftuan se SHBA-ja kishte dërguar një dokument ku shtroheshin pyetje që përfshinin kontributet e mundshme të trupave në të ardhmen, me dy nga burimet që shtuan se ai ishte dërguar në fillim të kësaj jave, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Amerikanët u kanë ofruar evropianëve një pyetësor”, tha presidenti finlandez Alexander Stubb në Konferencën e Sigurisë në Mynih.


“Kjo do t’i detyrojë evropianët të mendojnë, pastaj u takon atyre të vendosin nëse ata i përgjigjen pyetësorit”, shtoi ai.

Financial Times fillimisht raportoi se Uashingtoni u kishte kërkuar aleatëve të tij evropianë që të siguronin informacion mbi armatimin, trupat paqeruajtëse dhe aranzhimet e sigurisë që mund të siguronin për Ukrainën.

“Ideja është dukshëm për të parë se si aleatët evropianë e shohin kornizën e mundshme për negociatat për t’i dhënë fund konfliktit dhe angazhimin e mundshëm të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha një diplomat evropian në dijeni të dokumentit.

Raportohet se pyetësori përfshin gjashtë pyetje me nga një të veçantë për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane, duke argumentuar se kontinenti nuk mund të ishte më i sigurt për mbrojtjen nga Shtetet e Bashkuara dhe do të merrte respekt nga Uashingtoni vetëm me një ushtri të fortë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Botë
Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Amerika
Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Evropa
Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Botë
Kalo në kategori