Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet për të krijuar një ushtri dhe politikë të jashtme.
“Disa ditë më parë, presidenti Trump më tregoi për bisedën e tij me Putinin. As një herë ai nuk përmendi se Amerika ka nevojë për Evropën në atë tryezë. Kjo thotë shumë”, tha Zelensky në një fjalim të fortë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kohët e vjetra kanë mbaruar – kur Amerika e mbështeti Evropën vetëm sepse e kishte mbështetur gjithmonë”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se Zelensky pranoi se ai “nuk ishte i lumtur” që telefonata e parë e Trump ishte me Putinin, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se do të ishte edhe “më e rrezikshme” megjithatë nëse Trump takohet me presidentin rus përpara tij.
“Dje këtu në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan e bëri të qartë se dekada të marrëdhënieve të vjetra mes Evropës dhe Amerikës po marrin fund. Tani e tutje, gjërat do të jenë ndryshe dhe Evropa duhet të përshtatet me këtë”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas bëri thirrje gjithashtu për një ushtri të bashkuar evropiane, pasi ai pranoi se Shtetet e Bashkuara mund të mos vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake si dikur.
“Le të jemi të sinqertë – tani nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Amerika t’i thotë ‘Jo’ Evropës për çështje që e kërcënojnë atë. Shumë liderë kanë folur për Evropën që ka nevojë për ushtrinë e saj – një ushtri të Evropës”, deklaroi lideri ukrainas.
Më vonë në fjalimin e tij, Zelensky akuzoi Putinin se synon të “gdhendë botën” përmes bisedimeve kokë më kokë me Trumpin.
Në një shkëmbim që nxiti të qeshura nga turma, Zelensky gjithashtu pranoi se i kishte thënë Trumpit se Putini kishte frikë prej tij.
Ndryshe, pas fjalimit të Zelenskyt, kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropës “i duhet urgjentisht një plan veprimi” në lidhje me Ukrainën, ose rrezikon që lojtarët e tjerë globalë të vendosin për të ardhmen e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës