LAJMI I FUNDIT:

Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ka pasur një “bisedë të mirë” me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe se duhet të bëhet më shumë punë për një plan që do të sillte përfundimin e luftës në Ukrainë.

Të dy burrat biseduan për pak minuta pas një takimi dypalësh në margjinat e Konferencës për Sigurinë të Mynihut.

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht
Lexo po ashtu Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Duke folur për takimin, Vance tha se ata kishin pasur “një numër bisedash të frytshme” dhe “një numër gjërash që duhet të ndjekim dhe punojmë mbi to”.


Por ai shmangu pyetjen nëse SHBA-ja do të negociojë me presidentin rus, Vladimir Putinin për një marrëveshje paqeje pa Ukrainën.

“Është e rëndësishme për ne që të mblidhemi dhe të fillojmë të zhvillojmë bisedat që do të jenë të nevojshme për ta përmbyllur këtë çështje. Kjo është gjithçka që do të them tani, sepse dua të ruaj mundësitë këtu për negociatorët dhe ekipet tona përkatëse për ta përmbyllur këtë në mënyrë të përgjegjshme”, shtoi ai.

Duke folur për takimin, lideri ukrainas tha se “kemi pasur një bisedë të mirë sot, takimi ynë i parë, jo i fundit. Duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin (për) si ta ndalim Putinin”.

“Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për dokumentin. Ne trajtuam shumë çështje kyçe dhe presim me padurim të mirëpresim gjeneralin, Keith Kellogg në Ukrainë për takime të mëtejshme dhe një vlerësim më të thellë të situatës në terren, pohoi Zelensky.

Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha
Lexo po ashtu Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

“Ne jemi të gatshëm të ecim sa më shpejt drejt një paqeje reale dhe të garantuar. Ne e vlerësojmë thellësisht vendosmërinë e presidentit Trumpit, i cili mund të ndihmojë në ndalimin e luftës dhe sigurimin e drejtësisë dhe garancive të sigurisë për Ukrainën”, përfundoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, SHBA-ja ka deklaruar se Ukraina nuk mund t’i rikthejë tokat që kishte humbur në vitin 2014, por po ato të vitit 2022, kur edhe filloi pushtimi rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht

Evropa
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Evropa
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit

Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit

Serbia
Kalo në kategori