LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për shkarkimin e prokurorit Kocevski

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për shkarkimin e prokurorit Kocevski

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar lidhur me Konkluzionin e Seancës së 50-të të Qeverisë së RMV-së, të mbajtur më 11.02.2025, ndërmori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, të cilin e ka dërguar Qeveria për procedim të mëtutjeshëm, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim.

“Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërpersonale, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe të pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Lartë Publike.

Prokurori Publik Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thuhet nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat sipas dispozitave ligjore ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe ka pasur konflikt interesi, dhe rrethanat për të cilat është dashur t’i dijë dhe nga të cilat është dashur të përjashtohet.


“Në të njëjtën kohë, në publik kanë rrjedhur informacione dhe të dhëna për raste, të cilat kanë shkelur detyrimin e konfidencialitetit në procedim”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori