LAJMI I FUNDIT:

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Sulmuesi i Al Nassr, Jhon Duran tashmë po dëshmon vlerën e tij pasi shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit të Ligës Saudite të Pro në ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër Al Ahli.

Me tri ditë të mbetura nga afati i dimrit, Duran nënshkroi një kontratë fitimprurëse pesëvjeçare e gjysmë me Al Nassr.

Dhe menjëherë pasi ai përfundoi një transferim prej 75 milionë eurosh te klubi me bazë në Riad nga skuadra e Ligës Premier, Aston Villa, kolumbiani shënoi një dygolësh në debutimin e tij në ligë kundër Al Feiha.


Dhe të enjten mbrëma, ai shfaqi sërish talentin e tij duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren e tyre në Ligën Saudite Pro ndaj Al Ahlit.

Pasi shënoi golin e hapjes për Al Nassr në minutën e 32-të – një gol që solli duartrokitje nga shoku i skuadrës Ronaldo – Duran vazhdoi të shënojë një solo gol mjaft të egër në minutën e 88-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 3-1.

Njëri tifoz shkroi në X: “Më vret se si njerëzit thoshin se Duran ka mbaruar me largimin nga Evropa. Ai është sulmuesi më i mirë nën 21 vjeç në botë dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

Një i dytë shkroi: “Jhon Duran është shumë i mirë. Ndonjëherë, nuk duket e vërtetë. Nuk ka diçka që ai nuk mund të bëjë. Nuk do ta kisha problem ta merrja 2 vjet më vonë nëse ai vendos të kthehet në Evropë”.

Një i tretë komentoi: “Më falni, por kam parë një mbrojtje më të mirë në ligën amatore”, dhe i katërti tha: “Një gol për të cilin do të flitet me vite. Jhon Duran ka ka zbarkuar në Arabi”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori