LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve

Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha në një intervistë për Fox News se kërkon 500 miliardë dollarë nga Ukraina, të cilat vendi do t’i paguante përmes tokës së rrallë, në mënyrë që të vazhdojë mbështetja nga Uashingtoni.

“Unë u thashë atyre se doja ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve të mineraleve të rralla dhe ata u pajtuan në parim me këtë”, tha lideri amerikan.

Ai vazhdoi duke thënë se “përndryshe SHBA-ja do të dukeshin budallaqe” dhe se “nuk mund t’u dërgoj më para ashtu”.


Ukraina posedon rezerva të mëdha elementesh dhe mineralesh kritike, nga litiumi në titan, të cilat janë thelbësore për prodhimin e teknologjive moderne, raporton nypost.

Zelensky: Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës pa Amerikën
Lexo po ashtu Zelensky: Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës pa Amerikën

Ajo gjithashtu ka rezerva të mëdha qymyri, si dhe naftë, gaz dhe uranium, por një pjesë e madhe e këtyre burimeve ndodhen në territore nën kontrollin rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i jep leje Shteteve të Bashkuara të zhvillojnë burimet natyrore si një taktikë për të mbajtur liderin amerikan në anën e tij.

Kjo ide ishte pjesë e “planit të fitores” të Ukrainës, një listë e politikave ekonomike dhe të sigurisë që synojnë sigurimin e paqes me Rusinë, të cilën Zelensky ua prezantoi aleatëve vitin e kaluar.

Pavarësisht kritikave nga aleatët evropianë, veçanërisht kancelari gjerman, Olaf Scholz, Trump vazhdoi të kërkonte burime natyrore nga Ukraina në këmbim të mbështetjes dhe duket i sigurt se ka arritur një marrëveshje me autoritetet në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori