LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit

Ancelotti pretendon se Rodri duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023 para Messit

Carlo Ancelotti beson se Rodri duhej ta kishte mposhtur Lionel Messin për ta fituar Topin e Artë në vitin 2023, teksa ka mbrojtur reagimin e Real Madridit ndaj injorimit që iu bë Vinicius. 

Mbrëmja gala e Topit të Artë në tetor të vitit të kaluar u zhvillua pa prezencën e asnjë përfaqësuesi nga Real Madridi. 

Klubi e bëri këtë qëllimisht duke bojkotuar ceremoninë pasi besuan që Vinicius Junior duhet ta kishte fituar çmimin dhe jo Rodri. 


Ancelotti në fakt që u shpall ‘Trajneri më i mirë i vitit’ nuk e mori këtë çmim personalisht pasi as ai nuk pranoi të udhëtojë. 

Në një intervistë para duelit me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, Ancelotti tha se Rodri ishte lojtari më i mirë në vitin 2023 më shumë se në 2024, duke shpërfaqur rolin e tij në tripletën historike të Manchester Cityt. 

“Nuk mendoj se vendimi jonë ishte i gabuar (bojkoti i Real Madridit). Ne besuam se Vinicius ishte lojtari më i mirë vitin e kaluar”. 

“Kjo nuk do të thotë se nuk e respektojmë Rodrin, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por unë besoj se ai duhej ta kishte fituar Topin e Artë në vitin 2023”, ka thënë Ancelotti. 

Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon
Lexo po ashtu Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon

Rodri ishte i rëndësishëm në sukseset që arriti City duke fituar Ligën Premier, FA Cup, Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2022/2023, madje duke realizuar një gol vendimtar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. 

Përkundër kontributit të tij, Messi ishte shpallur fitues i Topit të Artë për herë të tetë në vitin 2023, kryesisht për shkak të fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori