LAJMI I FUNDIT:

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Futbollisti belg Radja Nainggolan (36) u arrestua në fund të janarit nën dyshimin për kontrabandë kokaine. Mesfushori belg dyshohet se punon me Ibrahim Ahmadun, i cili më parë ishte i lidhur me importimin e kokainës dhe u arrestua në SHBA në vitin 2016.  

Arrestimi i Nainggolan është pjesë e një hetimi më të gjerë të krimit të organizuar që fokusohet në shpërndarjen e kokainës nga Amerika e Jugut në Belgjikë. Gjyqi  

nuk ka filluar ende, dhe Nainggolan aktualisht luan për klubin belg të kategorisë së dytë Lokeren-Temse.  


Ish-lojtari i Interit dhe Romës ka zbuluar për portalin belg Hat Laatste Nieuws se çfarë ka përjetuar gjatë procesit të marrjes në pyetje.  

“Ata nuk më bënë asnjë pyetje që lidhet drejtpërdrejt me drogën, por donin të dinin se çfarë marrëdhënieje kisha me një person tjetër që po hetonin. Paraburgimi është një përvojë shumë e çuditshme që nuk do të doja ta përjetoja më”, deklaroi fillimisht belgu.  

Më prezantuan si shpërndarës droge dhe vetëm 24 orë më vonë u paraqita në stërvitjen e ekipit tim.  

Arrestohet Nainggolan – po hetohet nën dyshimet për kontrabandë të kokainës
Lexo po ashtu Arrestohet Nainggolan – po hetohet nën dyshimet për kontrabandë të kokainës

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, më duhej të kaloja gjithë natën atje edhe pse nuk kam asnjë lidhje me rastet e drogës në të cilat ishte përfshirë shoku im”, nënvizoi Nainggolan.  

Ish-ylli i futbollit tashmë disa herë e ka gjetur veten në telashe me ligjin. Menjëherë pasi u kthye në Belgjikë në vitin 2021 dhe luajti për Antwerpen, policia e ndaloi atë teksa ngiste makinën rreth orës katër të mëngjesit, pasi ishte duke ecur me shpejtësi teksa ngiste makinën e tij. Atij iu nënshtrua testi i alkomatografisë, pas së cilës iu hoq patenta për 15 ditë. Ai ishte duke vozitur 100 kilometra në orë ku kufiri është vendosur në 60.  

Nainggolan është gjetur disa herë në qendër të skandaleve gjatë karrierës së tij në Itali dhe shumë e kanë kritikuar për publikimin e videove ku shihet duke pirë alkool dhe duhan. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori